“50 Cent” i pamëshirshëm pas shtrirjes së Rick Ross në spital: Nëse vdes, vdes!

Reperi 50 Cent nuk ka treguar aspak mëshirë ndaj rivalit të tij prej kohësh, Rick Ross, përkundër se ky i fundit është shtrirë në spital dhe është duke luftuar për jetën.

Image

Sipas TMZ dhe People, reperi ishte gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij në Miami mëngjesin e të enjtes kur kishin arritur shërbimet emergjente.

Image

Muzikanti 42 vjeçar ka marrë mbështetjen e miqve të tij të famshëm, por jo edhe të Curtis Jackson.

Derisa yjet, si Missy Elliott e Sean ‘Diddy’ Combs, janë përfshirë në listën e gjatë të të famshmëve që i kanë dalë në mbështetje Rossit dhe kanë kërkuar nga fansat të luten për të, 50 Cent nuk ka shprehur aspak mëshirë.

Pasi u njoftua se Ross ishte dërguar në spital, Curtis Jackson ka bërë një postim në Instagram që duket se i dedikohet armikut të tij të sëmurë.

Imazhi i postuar është një skenë nga “Rocky IV”, në të cilën Ivan Drago (Dolph Lundgren) qëndron mbi Apollo Creed (Carl Weathers) që është duke vdekur dhe thotë: “Nëse vdes, vdes”.

Rreth një orë më vonë, ai e kishte publikuar një fotografi të Tony Montanas (Al Pacino nga filmi “Scarface”) që e kishte shoqëruar me përshkrimin: “E vërtetë, unë jam ndryshe”.

Dy reperët kanë qenë në armiqësi prej kohësh, ndërsa armiqësia kulmoi kur 50 Cent publikoi një video seksuale të njërës prej ish-të dashurave të Ross.

SHKARKO APP