7 trendet që nuk duhet t’i vishni më në 2018-ën
2017-a ishte një vit transformimesh të mëdha në fushën e modës. Që nga chokers nga vitet ’90 e deri tek atletet ‘chunky’, si mund t’u rezistosh kur shikon edhe personazhet e preferuar që i veshin? Disa prej tendencave të 2017-ës, që u bënë aq popullore për të gjithë, nuk do t’i shohësh më në vitin a ardhshëm raporton Class.
Pom Poms
Kjo tendencë u pa gjithandej këtë vit – në çanta, pulovra, kapele dhe këpucë. Është e vërtetë që janë mjaft festive, por ndoshta ky stil kaq e kishte kohën e vet.
Thekët
Xhinset, fundet, çantat apo edhe aksesorë të tjerë i pamë plot thekë, madje prej shumë kohësh thekët i kemi ndeshur kudo. Por pantallonat me thekë, të ardhura nga vitet ’70 -të nuk do të jenë më në modë.
Fustanet – këmishë
Nuk ka pasur ndonjëherë diçka më seksi sesa këto fustane. Kim Kardashian e tregoi disa herë në vitin 2017. Por le të rrezikojmë, trendi le të vazhdojë të qëndrojë në dhomën gjumit.
Supet e hapura
Vajzat i kanë sakrifikuar për shumë kohë krahët për të veshur pikërisht bluzat, këmishët apo fustanet me këtë stil. Shpresojmë që në 2018-ën të zëvendësohen nga ndonjë tendencë tjetër.
Shapkat – pellush
Edhe këo kanë qenë mjaft popullore vitin e kaluar. Marka si Fenty dhe Puma, Steve Madden, Michael Kors, UGG dhe Victoria Secret propozuan shapkat me pellush në 2017-ën. Por nuk do të kenë të njëjtin sukses në 2018-ën.
Takat transparente
Ok, na duhet ta pranojmë se takat transparente janë cool. Si të padukshme që janë, të duket sikur je duke lundruar. Por i kemi parë aq shumë gjatë 2017-ës, sa me siguri do të “vdesin” gjatë 2018-ës.
Chokers
Plastike, velvet apo lëkurë, chokers u përqafuan nga të gjithë që nga viti 2016 kur u rikthyen. Por, edhe për to është koha të rikthehen në vitet ’90, andej nga erdhën