72-vjeçarja gjen dashurinë e jetës te 19-vjeçari (FOTO)
Mund të paragjykohet, por gjyshja 72-vjeçare thotë se ka gjetur “dashurinë e vërtetë” me bashkëshortin e saj 19-vjeçar, i cili nga ana e tij thotë se kurrë nuk është tërhequr nga femrat e reja.
Almeda Errell, nga Tenesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ra në dashuri me bashkëshortin Gary Hardwick kur ky ishte 17-vjeç. Pas vetëm dy javë takimesh, çifti vendosi të martohej, pavarësisht diferencës në moshë prej 53 vitesh.
Gary, i cili është më i ri se një nga nipërit e Almedas, e përshkruan veten si “të pjekur për moshën e tij”. Përpara se të njihej me bashkëshorten aktuale, ai ka qenë i lidhur me një 77-vjeçare. “Nëse e doni dikë, mosha është vetëm një numër. Rashë në dashuri sapo e shikova në sy”, shprehet Almeda.

KOHA JONË SONDAZH

