8 vite pas aksidentit tragjik, bashkëshortja e Schumacher thyen heshtjen: Më mungon
Bashkëshortja e Michael Schumacher, Corinna, ka thyer heshtjen pas 8 viteve nga aksidenti tragjik i kampionit të F1, i cili vuan ende pasojat.
”Më mungon Michael çdo ditë, ashtu siç i mungon fëmijëve dhe prindërve të tij. Të gjithëve na mungon, por ai është ende këtu me ne, edhe pse jo si më parë”. Corinna thekson se Schumacher vijon luftën, por nuk zbulon detaje.
”Jemi të gjithë bashkë në këtë gjë. Jetojmë në një shtëpi, bëjmë terapinë dhe gjithçka të mundshme që Michael të përmirësohet dhe të ndihet mirë. Nuk ka rëndësi se çfarë do të ndodhë më vonë, unë do të bëj maksimumin. Të gjithë do të bëjmë maksimumin. Jeta private do të mbetet private, pasi kështu thonte gjithmonë Michael. Ai gjithmonë na ka mbrojtur neve, tani është radha jonë që ta mbrojmë atë”.