A do të largohet nga aktrimi Albano Bogdo?

Rolet e tij në skenën e “Apartamentit 2XL” e kanë zbavitur publikun katërcipërisht dhe kjo për faktin se aktori Albano Bogdo njihet për natyralitetin e realizimit të roleve.

Ndërsa së fundmi një postim i aktorit ka ngjallur shumë dyshime në fansa dhe kjo për faktin se Albano ka shkaktuar paqartësi në mendjet e publikut me një postim në Instastory.

“Nuk kam më asgjë për të dhënë. Do e provoj fatin në letërsi ose muzikë”, shprehet aktori në postimin e tij duke shkaktuar kështu dyshime për një largim të mundshëm nga bota e aktrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

I kontaktuar zyrtarisht nga televizioni IN Tv rreth këtij dyshimi, Albano Bogdo është shprehur: “Është një mendim, jo vendim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Le të presim dhe koha do të na tregojë të vërtetën. /intv.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?