A do t’i ngrijë vezët si Bleona? Kjo është përgjigjja e zgjuar e moderatores shqiptare

Ngrirja e vezëve që Bleona bëri publike disa muaj më parë, u bë virale me shpejtësinë e dritës. Komentet shpërthyen në rrjetet sociale, nga fansat e saj, nga mediat e portalet. Ndikimi sidomos në publikun shqiptar qe aq i madh saqë u kthye në çështje dite.

As fëmijëve nuk u ka shpëtuar ajo që bëri Bleona. Të paktën, këtyre të Piter Panit jo që jo. Meqenëse Bleonën nuk e kanë përballë ta pyesin si është kjo puna e vezëve të ngrira, shfrytëzuan Albana Osmanin, moderatoren e njohur të ekranit, e cila ishte sot e ftuar dhe u përball me pyetjet e tyre pikante.

Dhe me më pikanten ndër të tjera: “Bleona, që ka të njëjtën moshë moshë me ty, i ka ngrirë vezët. Po ti do t’i ngrije? – ishte pyetja e rrufeshme për Albanën, e cila, po rrufeshëm, iu përgjigj:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të preferoja të ngrija burrat më mirë…. është ide më e mirë” – tha ajo, por përtej shakave, tha se mënyra që zgjodhi Bleona, përtej formës demonstrative, ka në bazë një gjë shumë të mirë, që është sensibilizimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?