A ishte drogë cigarja e Action Bronson që u shfaq në festivalin ‘Sunny Hill’? Sqaron avokati…
Arrestimi i reperit Action Bronson doli të jetë një gabim i Policisë. Të paktën kështu ka thënë avokati i tij, Armend Krasniqi.
Krasniqi ka sqaruar se cigarja për të cilën u dyshua Bronson ka ardhur nga Amerika dhe ka kaluar disa kontrolle kufitare.
Avokati i tij deklaron:“Në fakt, ajo cigare nuk ka qenë substancë narkotike siç u raportua në media. Po të ishte substancë narkotike nuk do mund të hynte në Kosovë dhe të kalonte pikat kufitare si ajo e Gjermanisë apo edhe ajo e New York-ut”.
Ai ka shtuar se ky fakt dëshmon më së miri se cigarja nuk ishte narkotik.
“Z. Bronson për asnjë moment gjatë qendrimit të tij në Republiken e Kosovës nuk ka poseduar substanca narkotike siç edhe është keqinformuar opinioni. Sa për informimin e opinionit, klienti im nuk është as përdorues i alkoolit”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka shtuar se Bronson është paraqitur vullnetarisht në Polici për interivstën dhe pas konsultimit me prokurorin ai është liruar.
Reperi u shoqërua mbrëmë pas koncertit, për t’u lënë më pas i lirë. Policia ende nuk ka sqaruar nëse shoqërimi i tij në Polici ishte bërë gabimisht.
KOHA JONË SONDAZH

