A je e virgjër? Moderatorja e TCH iu përgjigjet fansave: Virgil Van Dijk jam, vetëm hoqa mjekrën

Shumë nga personazhet e showbizit gjatë periudhës së karantinës kanë zgjedhur t’ju përgjigjen fansave të tyre përmes rubrikës pyetje-përgjigje në “Instagram”. Diçka të tillë e bën shpesh edhe moderatorja Fjoralba Ponari.

Bukuroshja ju përgjigj mbrëmjen e djeshme fansave, ku një numër i madh pyetjesh kanë ardhur në drejtim të saj. Shpesh ka edhe ngacmime dhe Ponari nuk është shmangur, edhe pse e ka në dorë diçka të tillë.

Disa herë ajo është ngacmuar për virgjërinë dhe njëri, për t’u dukur më interesant, e pyet në anglisht: “Are you virgil? Truth please”. Moderatorja, e cila ka qenë edhe pjesë e drejtimit të një programi sportiv, del bukur nga situata.

Përgjigjja e moderatores është epike dhe i ka surprizuar fansat. Ponari krahas përgjigjes, postoi dhe një foto të mbrojtësit të Liverpool, Virgil Van Dijk.

“Si e gjete??? Kam hequr mjekrën se më shkoi shumë nga karantina, por që poo, Virgil Van Dijk dora vet jam!!!”, është përgjigjja e Fioralbës.

SHKARKO APP