Adam Levine uron gruan për ditëlindje duke e quajtur “lavire”
Adam Levine ka pasur një arsye shumë të veçantë për të festuar gjatë ditës së mërkurë. Kjo, pasi bashkëshortja e tij Behati Prinsloo feston ditëlindjen e saj të 28-të. Me këtë rast, ai ka vendosur t’i bëjë një urim mjaft të çuditshëm në rrjetin social Instagram. Levine ka publikuar një fotografi të bashkëshortes, ndërsa çuditërisht në urimin e tij ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen për “laviren më të keqe në botë”, “nënën më të keqe”, gruan më të keqe”. Mbretëresha ime”. Sigurisht që të gjitha këto fjalë në thonjëza Adam i ka shkruar me satirë, ndërsa ka menduar që në këtë lloj forme ta bëjë sa më të veçantë urimin e tij.