Adele e veshur si prift: “Martova dy miqtë e mi më të mirë, Alanin dhe partnerin e tij Paul’
Me një foto të ndarë në Instagram, në të cilën shfaqet me një veshje të bardhë, një kryq në gjoks dhe një mantel të gjatë deri në fund të këmbëve, Adele shkruan: ‘Martova dy miqtë e mi më të mirë në janar’. Këngëtarja e ‘Hello’ ka zyrtarizuar, disa javë më parë ceremoninë e martesës së Alan Carr dhe të partnerit të tij Paul Drayton, në kopshtin e vilës së saj të Los Angeles, ku kanë pritur të ftuarit.
‘E njohim Adele prej vitesh’, ka treguar Carr në një emision televiziv, ‘dhe kur vendosëm të martohemi ajo tha: ’Mund ti organizoj unë të gjitha për ju?”. Dhe kështu bëri. Në Los Angeles është e mundur të kërkosh të martohesh në pak kohë, duke plotësuar një formular online në Universal Life Church.
Adele bëri kërkesën dhe organizoi gjithçka në mënyrë perfektë, shpjegon Carr. ‘Ajo këndoi në kërcimin e parë të të sapomartuave dhe më pas na dërgoi në Las Vegas për të marrë pjesë në një koncert të Celine Dion: ’Ishte dita më e bukur e jetës time’, vazhdon Carr.



KOHA JONË SONDAZH

