Adele përlotet në homazhet për 1-vjetorin e tragjedisë së Grenfell

Këngëtarja e njohur angleze, Adele është përlotur gjatë homazheve të mbajtura me rastin e 1-vjetorit të tragjedisë “Grenfell Tower”.

Këngëtarja 29-vjeçare e këngës “Hello” ishte e shoqëruar nga aktorja Carey Mulligan dhe bashkëshorti saj Marcus Mumford në përkujtim të viktimave të zjarrit vdekjeprurës në bllokun perëndimor të Londrës.

Zjarri në “Grenfell Tower” në “Estate West Lancaster” në Londër mori jetën e 71 personave. Ndërtesa kishte 120 banesa dhe ishte 27 kate e lartë. Mes yjeve në ceremoni ishte prezentë, Rita Ora dhe Lilly Alen.

SHKARKO APP