Adelina Ismaili “djeg” skenën, por lë muzikën: Nëse bota kallet, mendimi është Uliksi
Ajo mbetet diva e muzikës shqiptare edhe pse prej kohësh është shkëputur nga të qënit aktive në këtë industri.
Rikthimi i saj në Kosovë bëri zhurmë të madhe, pasi Adelina Ismaili, është apo jo në skenë, emri i saj zgjon gjithmonë interes.
Lidhjen me LDK-në duket se nuk e ka humbur edhe pas ikjes nga kjo botë e Presidentit Rugova, pasi ardhja e saj lidhej pikërisht me një koncert në Gjilan në mbështetje të kandidatit Lutfi Haziri si kryetar i Komunës, që do të vuloset në balotazhin e të dielës.
Në skenë ajo u shfaq përpara një publiku masiv, e njëjta, gjithë sharm dhe energji por siç thotë dhe vetë ajo, karrierën si këngëtare e ka mbyllur.
“Jo jo jo. Tamam si këngëtare jo kurrë më, nuk besoj. Me hi, me dal, me këndu jo. Veç me u kthy po, por në tjetër sen, në aktrim kthehem. Ka diçka konkrete, por akoma nuk ka përfunduar, në fillime jemi”.
Adelina ka ndarë me publikun edhe ndjesinë e saj të re, atë të të qenurit nënë. Edhe pse jeta e saj nuk ka ndryshuar pothuajse aspak, Uliksi ka ndikuar që të gjitha planet, mendimet e gjhithçka tjetër të sillen rreth tij.
“Krejt është njëjtë, vetëm se tani në vend që të mendoj si e kam make-upin, flokët, çfarë tha ky apo ai. Unë vetëm mendoj o Zot qysh ka me reagu ai i vogli nëse më sheh, a është mirë. Krej bota përreth meje me u kall mua më intereson tjetërçka. Është tjetër, mos të them tjetër botë se pak a shumë kam mbetur e njëjta nuk kam ndryshuar shumë, nuk kam pasur probleme në hormone vetëm mendimi i parë instiktiv është ai”.
/Ora News.tv/