Adelina Ismaili, më tërheqëse se asnjëherë tjetër në imazhet e fundit

Këngëtarja Adelina Ismaili po vazhdon të jetë aktive dhe e përfolur në mediat e Kosovës. Pjesëmarrja e saj në serialin “O Sa Mirë” vazhdon të pëlqehet në masë të madhe nga publiku, i cili pas shumë vitesh pati rastin ta shohë këngëtaren e njohur si aktore.

Përveç angazhimit në serial, Adelina vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Adelina 2

Swiss Digital Desktop Reklama

Së fundmi, Ismaili ka realizuar një set të ri fotografik, ku është shfaqur më tërheqëse se asnjëherë tjetër, grimuar nga Sellma.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo ka pozuar e zhveshur, duke vënë në pah vetëm makijazhin, i cili anon nga nuancat e ngjyrës rozë, ngjyrë kjo e cila i shkon shumë këngëtares së njohur, shkruan tg.

Vetulla e saj e prerë, një detaj ky që e karakterizon Adelinën që nga fëmijëria, i jep asaj një pamje edhe më komplekse dhe të veçantë. Këto fotografi, Ismaili vendosi t’i ndajë me fansat e saj në rrjetin social Instagram.

Adelina 3

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?