Adelina Ismaili nderohet me Mirënjohjen Presidenciale në mbrëmjen gala të recitalit të saj
Në një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes gala të mbajtur sonte në AMC Hall, pak çaste para se të niste recitalit i shumëpritur i Adelina Ismailit, skena u mbush me emocione të forta dhe duartrokitje të pafund. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ngjit në skenë për t’i dorëzuar këngëtares së njohur Mirënjohjen Presidenciale, një vlerësim i rrallë për kontributin e saj dekadash në muzikën shqiptare.
Gjatë fjalimit të saj, Presidentja Osmani e cilësoi Adelinën si një figurë të pazëvendësueshme të skenës sonë: një artiste që jo vetëm e ka revolucionarizuar muzikën moderne shqiptare, por ka shërbyer edhe si frymëzim për disa breza.
“Adelina është një nga ikonat më të mëdha të muzikës sonë,” theksoi Osmani, duke shtuar se zëri, guximi dhe arti i saj kanë lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në muzikë, por edhe në zhvillimet shoqërore ndër vite.
KOHA JONË SONDAZH

