Adelina rrëfen për mëmësinë: S’mendoj më për makeup-in
Adelina Ismaili mund të jetë mësuar me skenën, e megjithatë gjithmonë një ditë para një koncerti është plot me emocione. Por dje në koncertin e saj të parë pas lindjes, në Gjilan, gjithçka mendonte ishte se çfarë do të ishte duke bërë vogëlushi i saj, Uliksi.
“Mendimi i parë sot ishte: “Kuku, çka është duke bërë ai i vogli”’, u shpreh Adelina për “Prive”. Uliksi është tani 8 muajsh; ai erdhi në jetë në prill dhe që atëherë, daljet publike të Adelinës kanë qenë shumë të rralla.
Arsyeja është e thjeshtë: tani Uliksi i ka ndryshuar jetën dhe asgjë tjetër nuk e kënaq më shumë se të rrijë pranë tij. Adelina Ismajli ndan përvojën e re dhe të mrekullueshme të mëmësisë, që e ka ndryshuar duke e lënë ajo që është.
”Krejt është njejtë, vetëm se tani në vend që të mendoj si e kam makeup-in, si i kam flokët para se të takoj dikë, unë mendoj vetëm: ”O Zot, si do të reagojë ai i vogli kur të më shikojë ose a është mirë. Gjithë bota rreth meje të digjet, mua s’më intereson. Është diçka krejt tjetër, mos të them tjetër botë, sepse unë kam mbetur njësoj, nuk kam ndryshuar. Ai është mendimi im i parë instiktiv”.