Adhuruesi i dedikon Eneda Tarifës serenatë (VIDEO)
Jeta private e Eneda Tarifës. këngëtares së njohur, kohëve të fundit është vënë në qendër të diskutimeve për shkak të divorcit. Kjo ngarje e vështirë, mund të mos jetë e tillë për adhuruesit e saj, ku ndonjëri mund ta shrytëzojë situatën në favor.
Së fundmi, një prej tyre, i ka dedikuar këngëtares një serenatë, dhe e gjeni dot kush është ? Është aktori Gent Hazizaj, i cili me kitarë në dorë i ka thurur e kënduar asaj vargje zemre.
Sigurisht që Genti nuk është çmendur të lerë gruan dhe tre fmijët e mrekullueshëm e të vrapojë pas Enedës, por roli i tij si tregëtar makinash të përdorura në sitcom-in “Familja Kuqezi”, që prej tre javësh ka nisur transmetimin në Tring, i ka vënë dy personazhet në një përballje shumë komike. Këngëtarja ka qenë e ftuara speciale e episodit të tretë të serial komedisë më të suksesshmë të realizuar në vend. Dhe si e ftuar speciale, ajo ka “fituar” një serenatë dhe një makinë, të cilën pas pazareve të gjata me Edin, i cili mundohet më shumë ta joshë sesa t’i shesë, arrin ta blejë fordin për 2 mijë euro, nga 3 mijë që i kërkonte ai.
“Familja Kuqezi” prej 1 janarit vjen në këtë platformë çdo të shtunë, ora 19:00 në Jolly HD, çdo të hënë, ora 21:30 në Smile dhe çdo të martë, ora 16:00 në Tring Shqip!
Kuqezët janë një familje e zakonshme, ku përmes problematikave të jetës së përditshme, personazhet zbërthejnë situata komike, të cilat të bëjnë të qeshësh dhe reflektosh me këtë shafqje shumë elegante të humorit të ekranin shqiptar. Mbi të gjitha, një humor i pastër, pa teprime e banalitete, që i përcillet aq bukur gjithë familjes shqiptare nga “Familja Kuqezi”.