Adi Krasta rikthehet në “Top Channel”
Pak kohë më parë rrjetet sociale shpërthyen nga thirrjet për një rikthim të Adi Krastës në ekran. Ishte vetë moderator, i cili mohoi në mënyrë kategorike një rikthim të mundshëm. Por duket se gjërat kanë ndryshuar në këtë drejtim, pasi ai do të rikthehet në një televizion ku ka dhënë shumë dhe ka marrë në të njëjten kohë shumë duartrokitje. Rikthimi i Adi Krastës në “Top Channel” është bërë me dije më shumë se dy muaj më parë, por pas një videoje të publikuar, gjithçka është bërë zyrtare. Ledion Liço ka publikuar në Instagramin e tij promon e programit “E Diell”. “Do kthehem me dy programe që i kam shumë përzemër”, dëgjohet të thotë Krasta dhe vijon: “E rëndësishme është që të rikthehet publiku interesant. Do jetë përgjithmonë “E diell”, përfundoi ai duke lënë të kuptohet që emri i emisionit nuk do të ndryshojë. Për këtë rikthim të tij, mendohet se është impenjuar personalisht Vjollca Hoxha.