Adidas fshin modelen pro-palestineze Bella Hadid nga reklama për atletet retro dhe shkak është lufta
Firma e njohur në botë ”Adidas”; ka hequr modelen pro-palestineze Bella Hadid nga një fushatë reklamuese për atletet retro që i referohen Olimpiadës së Mynihut të vitit 1972, të cilat u errësuan nga një masakër e atletëve izraelitë, pas protestave për pikëpamjet e saj.
Gjigandi gjerman i veshjeve sportive lançoi së fundmi SL72, një këpucë e shfaqur për herë të parë nga atletët në Lojërat Olimpike të vitit 1972, si pjesë e një serie që ringjallë atletet e vjetra klasike.
Hadid, e cila ka lindur në SHBA, por ka rrënjë palestineze, ka qenë e zëshme për mbështetjen e saj për të drejtat palestineze që kur shpërtheu lufta në Gaza, por është përballur me reagime ndaj pikëpamjeve të saj dhe përfshirjes në fushatën e Adidas që promovonte këpucët.