Adrola Dushi bie pre e sulmeve kibernetike: Ma “hackuan” Instagramin për dy muaj

Nuk janë të pakta rastet kur së fundmi dëgjojmë për figurat që bien pre e sulmeve nga ‘hackerët’.

Pak orë pasi këngëtari Blero i njoftoi fansat se disa persona të paidentifikuar kishin tentuar të hyjnë në llogarinë e tij, duket se e njëjta ka ndodhur edhe me modelen e njohur shqiptare, Adrola Dushi.

https://www.instagram.com/p/BmBoo1WnT9C/?taken-by=adroladushi

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm se ndryshe nga të tjerët, bukuroshja ka qenë cak i këtij sulmi kibernetik për afro dy muaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tek pas dy muajve ajo ka arritur që falë ndihmëse së personave që merren me kibernetikë, ta rikthejë llogarinë e saj nën menaxhim.

https://www.instagram.com/p/BjIHBd_HLJq/?taken-by=adroladushi

Këtë gjë ajo e bëri të ditur përmes një postimi të bërë mbrëmë (e premte) në orët e vona.

“Sot po ju përshëndes sërish nga profili im, i cili m’u rikthyer falë profesionalizmit dhe përkushtimit të Lambertos dhe Blerimit, të cilët për dy muaj e gjysmë ‘luftuan’ me ‘hacker’-at që hynë në adresën time. Ju jam shumë mirënjohëse që më kthyet në shtëpinë time virtuale, për të ndarë sërish me miqtë e mi copëza nga puna dhe jeta ime…”, ka shkruar Adrola Dushi.

E njëjta duket se tani do të jetë më aktive në këtë rrjet social, në të cilin s’ka pasur mundësi që të publikojë ndonjë fotografi prej muajsh.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?