Adrola Dushi mohon romancën me Ylli Limanin
Adrola Dushi mohoi thashethemin se është në një romancë me Ylli Limanin. Për Anabel.al modelja u shpreh se “e sigurt që ky lajm s’është aspak i vërtetë”. Adrola Dushi dhe Ylli Limani ishin të dy të ftuar në “Shiko kush luan”. Bukur deri këtu. Të dy luajtën me sportivitet dhe iu përgjigjën disa pyetjeve “me spec”. Sigurisht që këto detaje nuk mjaftojnë për t’i quajtur të lidhur, por detaje të tjera po. Rreth një muaj më parë, para se Adrola të prezantonte “Këngën Magjike”, burime për Anabel.al u shprehën se modelja është në një lidhje me Ylli Limanin. Ndonëse burimet tona janë kryesisht të besueshme, e lamë pezull si thashethem sepse përpos pëlqimeve dhe ndonjë komenti dashamirës në Instagram, nuk kishte asnjë detaj tjetër që mund të ngrinte dyshime për një romancë mes tyre.
Megjithatë, fakti që të dy u ftuan në “Shiko kush luan” në një puntatë të vetme, është e dyshimtë. Theksojmë se përpos kimisë mes tyre në emision, postimeve në Instagram me foto dhe video ku Adrola shijon performancën e Yllit, në program ajo u pyet “se ka zëra që do të jetë nuse në Kosovë”. Për hir të së vërtetës, nëpër portale nuk ka pasur ndonjë artikull ku të thuhet se Adrola po përjeton një romancë në Kosovë, çka do të thotë se burime të brendshme të “Shiko kush luan” janë në dijeni të romancës së re të modeles. Kjo të bën të mendosh që prania e Yllit dhe Adrolës në puntatën e 1 janarit nuk është thjesht rastësi.
Gjatë lojës “Ndaje ose haje”, modelja u pyet: “Zërat lart e poshtë na kanë treguar se mund të të shohin në të ardhmen si një nuse Kosove. Sa është e vërtetë?”. “Kam dëgjuar për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe thjesht po kontribuoj,” tha ajo, deklaratë që në fakt kundërshtoi atë në “Mirage”. Shtojmë gjithashtu që modelja, e cila më së shumti jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vihet re që po kalon më shumë kohë këtu. Për momentin, ne po e lëmë romancën e pretenduar në kuadrin e thashethemit. Ndoshta dikush do t’i fotografojë bashkë. Ndoshta Adrola dhe Ylli do të flasin vetë më vonë. Deri atëherë, le të shpresojmë që dikush e ka shëruar zemrën e thyer të Ylli Limanit. /Anabel/