Adrola flet për herë të parë për ish-bashkëshortin pas ndarjes
Muajin e kaluar, e ftuar tek ‘Xing me Ermalin’, Adrola Dushi pranoi për herë të parë ndarjen nga partneri i saj. Modelja tha se gjërat nuk funksionuan sepse të dy ishin shumë të rinj, duke ja lënë kështu fajin situatës.
Adrola dhe Adisi janë gjithashtu prindër të një djali, Troit, i cili tani jeton mes SHBA-së dhe Shqipërisë.
E ftuar në ‘Elite Show’, Dushi k a folur për marrëdhënien që ruan me ish-bashkëshortin pas ndarjes.
“Adisi i ka dokumentat për të lëvizur dhe vjen shumë shpejt andej. Ndërsa Troi vjen shpesh këtej. Mundohem që djalit të mos i mungojë as unë dhe as i ati, prandaj është kjo pjesë që ne lëvizim shumë.”- u shpreh Adrola. Marrëdhënia jonë për aq sa na takon është shumë e mirë, nuk kemi inate dhe e respektojmë njëri-tjetrin.”
Prej shumë kohësh, Adrola jeton dhe punon si modele në Amerikë, por siç është shprehur edhe vetë nuk ka qenë karriera e saj që solli ndarjen mes çiftit.
KOHA JONË SONDAZH

