Afrona Dika investon në një vilë luksoze nga Aura Residence: Qetësia më kthen gjithmonë në Prishtinë

Modelja e njohur nga Kosova Afrona Dika vazhdon të mbajë një lidhje të fortë me Kosovën, edhe pse prej vitesh jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Zvicër. Së fundmi, ajo ka marrë një vendim të rëndësishëm, duke investuar në një pronë të re në vendlindje. Paçka stilit të jetesës në një shtet evropian, Afrona ka theksuar se qetësia, natyra dhe ajri i Prishtina mbeten të pazëvendësueshme për të. Kjo lidhje emocionale duket se e ka shtyrë të bëjë këtë hap të ri.

Në një video të publikuar në Instagram, ajo shfaqet teksa prezanton ambientet e shtëpisë së saj të re. Vila nga Aura Residence, është e ndërtuar me arkitekturë moderne, ndodhet pranë Parku i Gërmisë dhe përputhet plotësisht me stilin dhe preferencat e saj.

Prona ofron rreth 240 metra katrorë hapësirë banimi, ndërsa sipërfaqja totale, përfshirë oborrin e gjelbëruar, arrin në 600 metra katrorë. Ambienti ofron privatësi dhe një pamje relaksuese, duke e bërë këtë vilë një vend ideal për t’u shkëputur nga rutina e përditshme në Zvicër. Kjo shtëpi pritet të jetë një nga vendet e saj të preferuara për pushim dhe qetësi sa herë që rikthehet në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by Aura Residence (@aura_residence)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?