Afrona ka ditëlindjen, Blero dedikim romantik për gruan e ardhshme

Muajin e kaluar Blero festoi ditëlindjen dhe një prej urimeve më të veçanta ishte ai i të fejuarës së tij, Afronës. Ajo i kishte kushtuar disa fjalë zemre këngëtarit, me të cilin shumë shpejt do të kurorëzojë dashurinë me martesë.

Ndërsa ditën e sotme Afrona ka ditëlindjen dhe tani është radha e Bleros të tregojë anën e tij romantike. Ai ka postuar një foto të partneres së tij dhe ka shkruar disa fjalë që i kanë dalë nga shpirti.

Untitled 1

“Shpirti im binjak, gruaja ime, gjithçka imja… Gëzuar ditëlindjen njeriut më të mrekullueshëm që njoh dhe zemrës më të bukur që kam takuar. Jam njeriu më me fat në botë që të kam ty përkrah. Më mungon shumë! Dëshira ime e vetme është të mos i festojmë më kurrë ditëlindjet larg njëri-tjetrit. Të dua pafund”, -ka shkruar Blero.

SHKARKO APP