Agnesa sqaron afërsinë e saj me Erolld Belegun
Prej më shumë se dhjetë vitesh ata njihen me njëri-tjetrin.
Bëhet fjalë për Erolld Belegun, biznesmenin e njëherësh kryetarin e Federatës së Basketbollit dhe modelen e njohur Agnesa Vuthaj, transmeton Gazeta Express.
Në dreka e darka, ata janë parë shumë shpesh së bashku.
Por, së fundmi një burim ka thënë për Express se dyshja janë parë edhe më të afërt ndërkohë që nuk kanë munguar as përfoljet për një lidhje të mundshme ndërmjet tyre.
Për të kuptuar nëse kjo gjë është e vërtetë, Express ka kontaktuar me Agnesën, e cila ka mohuar një gjë të tillë.
Ajo tha se me Erolldin njihen që shumë vite dhe se nuk ka e as nuk do të ketë diçka më shumë mes tyre.
“Sigurisht që ky lajm nuk është i vërtetë aspak, unë Erolldin e njoh më shumë se 10 vjet, jemi miq të mirë. Normal kemi bashkëpunua në projekte të ndryshme, tashmë kam dyqanin edhe në Marigonë, ndoshta kjo është arsyeja pse jemi pa edhe më shpesh së bashku. Përndryshe nuk ka pas, nuk ka dhe as nuk do të ketë diçka më shumë mes nesh. Kemi shije të ndryshme totalisht”, tha Agnesa.
Se mes tyre ekziston vetëm puna në biznes, këtë e tregon edhe vetë Erolld Belegu, i cili deklaroi se ata nuk janë në lidhje dashurie dhe se këto janë vetëm thashetheme.
“Ne kemi lidhje veç në biznes, ne nuk jemi në lidhje dashurie. Ato janë vetëm thashetheme”, theksoi Erolldi.
Kujtojmë se bukuroshja Vuthaj kohë më parë është përfolur edhe për një shtatzëni të mundshme. Në lidhje më këtë Agnesa tha se asnjëherë nuk ka dëgjua për këtë dhe po të ishte shtatzënë ai fëmijë do të ishte diku.