Ai e dinte që do vdiste në shtator, 26-vjeçari e kishte njoftuar në këngën e tij

Vdekja e e reperit 26-vjeçar ditën e djeshme ka trishtuar mjaft fansa të tij në mbarë botën.

TMZ tha:

Mac Miller u gjet mesditën e së premtes në dhomën e tij të gjumit, në luginën San Fernando, SHBA, dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.”
Miller dyshohet se ka vdekur nga mbidoza, pasi prej kohësh kishte shfaqur probleme me mbipërdorimin e substancave ilegale, por në një mesazh audio është regjistruar momenti kur i kërkon ndihmë një shokut të tij ku e përshkuan se mund të pësonte një arrest kardiak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa fansat e tij kanë sulmuar në Twitter këngëtaren Ariana Grande, duke e sulmuar atë për gjendjen e Miller.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ariana Grande dhe Mac Miller kanë qenë në një marrëdhënie prej më shumë se dy vitesh, por që u ndanë këtë vit dhe pas një muaji këngëtarja prezantoi të dashurin e ri Pete Davidson, duke i shkaktuar edhe më shumë dhembje reperit tashmë të ndjerë.

Por, nuk përfundon me kaq kjo tragjedi.

Këtë korrik Miller ka publikuar këngën “Self care”/ “Vetë kujdes”, ku paraqitej i mbyllur në një arkivol prej të cilit arrin të dalë me forcat e fundit.

Madje, në një nga vargjet e këngës, ai duket sikur e paralajmëron vdekjen e tij në shtator, teksa shprehet:

I remember, yes, I remember, yes, I remember it all
Swear the height be too tall so like September I fall (down, down).”
Shqip:

Më kujtohet, po më kujtohet, më kujtohet gjithçka
betohem që lartësia do të jetë shumë e gjatë dhe ashtu si shtator unë bie poshtë (poshtë, poshtë).”

Megjithatë ditët në vijim pritet të zbardhet gjithçka rreth kësaj vdekjeje të papritur, kur pikërisht reperi po përgatitej për një turne mbarëkombëtar, ku do prezantonte albumin e tij të ri që publikoi me 3 gusht të titulluar “Swimming”.

Më poshtë do gjeni edhe mesazhet e kolegëve të Miller ku shprehin ngushëllimet dhe pikëllimin e tyre për ndarjen nga jeta të 26-vjeçarit të talentuar.

Mac Miller - Self Care

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?