Ajda Pekkan, 71-vjeçarja turke që po sfidon ligjet e natyrës

Femrat në ditët e sotme, bëjnë ndërhyrje të shumta plastike, për të ngjarë sa me të reja. Por ky nuk është rasti i Ajda Pekkan.

Edhe pse tashmë 71 vjeç, aktorja dhe këngëtarja turke ngjan si një vajzë. 71-vjeçarja thotë se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje, por thotë se thjesht ka shmangur në maksimum qebapin dhe produktet e tjera të mishit dhe merret me shumë aktivitet fizik.

“Të bëj pjesë tek femrat më të bukura nuk ka qenë asnjëherë ëndrra ime, por asnjëherë nuk kam lënë pas dore veten. Ushqehem mirë. Më pëlqen mishi, por nuk abuzoj me të. Në mëngjes pi një gotë ujë me limon dhe mjaltë dhe më pas 1 orë aktivitet fizik, kryesisht vrap”, thotë Ajda, e cila habit kur thotë se kërkon që të ketë një fëmijë në këtë moshë.

Ajda ka thënë për mediat turke, se po konsultohet me mjekë në SHBA dhe Indi për fertilizim artificial.

Ajo u bë e famshme në vitet ’70 falë roleve në disa filma dhe seriale vendase. Por famën ndërkombëtare e arriti në vitin 1980, kur përfaqësoi Turqinë në Eurovision.

SHKARKO APP