Ajola kuron klipin e këngës ”Mall” që shkon në Eurovizion (VIDEO)
”Mall” është kënga e Eugent Bushpepës, përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion 2018, që këtë vit mbahet në Lisbonë. Në kanalin Youtube, është publikuar videoklipi zyrtar, ku dallohen motivet e kostumeve popullore në veshjet e balerinëve si fustanella, xhubleta me përfaqësim të të gjitha trevave shqiptare. Videoklipi është realizuar me ide dhe regji të Ajola Xoxës dhe fotografi të Arianit Gjonbalajt. Kënga fituese e Festivalit të 56-të në RTSH, do të prezantojë Shqipërinë për të 15-in vit radhazi në skenën e festivalit më të rëndësishëm europian.

KOHA JONË SONDAZH

