”Ajvar”, mediat serbe kapen sërish me Duan Lipën (VIDEO)
Dua Lipa, vijon të jetë njëra ndër më të pëlqyerat në industrinë muzikore. Përkundër faktit se po bën bujë në skenat botërore, ajo asnjëherë nuk eviton prejardhjen e saj. Në një intervistë për emisionin ”Hot Ones”, Dua-s i është dashur të provojë ushqime me sose të ndryshme, secila më e djegës se tjetra.
Në pyetjen se cili është ushqimi më i preferuar i saj shqiptar, këngëtarja nuk ka hezituar të përmend një prodhim tradicional.
“Oh, ajvar” u përgjigj Lipa ndërsa tregoi procedurën e cila duhet ndjekur deri te produkti. Përpos kësaj, ajo përmendi edhe disa ushqime të tjera, për të cilat kishte folur edhe në disa intervista paraprake.
Për një gjë të tillë kanë reaguar mediat serbe, duke proklamuar se ajvari është ushqim i tyre dhe jo i shqiptarëve. Theksojmë se Dua është bërë krye-lajm në faqet rozë, pasi publikoi flamurin “Autokton”, e që ngjalli polemika.