Aksidentohet Calvin Harris dhe partnerja e tij
Dj i famshëm, i cili po korr mjaft sukses me hitin e tij në bashkëpunim me Dua Lipan, “One Kiss”, është përfshirë në një aksident automobilistik. Calvin Harris dhe e dashura e tij, Aarika Wolf ndodhen në Beverly Hills për disa ditë pushimi dhe teksa kanë qenë duke lëvizur me makinën e tyre janë përplasur me një tjetër automjet. Makina e tyre Range Rover është përplasur me një Honda, e cila po drejtohej nga dy vajza ndërkohë që në timonin e makinës së artistit ishte e dashura e tij. Automjetet e tyre kanë pësuar dëmtime të rënda po ashtu edhe vajzat, të cilat ishin brenda në Honda. Sa i përket Calvin Harris dhe partneres së tij ata nuk pësuan dëmtime serioze, por momentalisht janë duke u kujdesur për vajzat e tjera.
KOHA JONË SONDAZH

