Aksidentohet Era Istrefi, këngëtarja e pëson keq nga bora
Pushimet në vendlindje duket se nuk kanë shkuar dhe aq mirë për Era Istrefin, e cila është përfshirë në një aksident për shkak të borës dhe akullit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shihet këmba e saj e fashuar në shtratin e një spitali. “Bëni kujdes me gjithë këtë borë dhe akull!”- shkroi këngëtarja e “Bon Bon” në përshkrimin e fotos, nga e cila mendohet se Istrefi mund ta ketë thyer këmbën. 22-vjeçarja ndodhej me pushime në Brezovicë.
https://www.instagram.com/p/BPC6tfuhBya/?taken-by=strefie