Aksidentohet Kylie Jenner

Personazhi i njohur televiziv Kylie Jenner është frikësuar mbrëmjen që lamë pas për shkak të një aksidenti me makinë.

Makina e saj është përplasur me një mjet tjetër, ndërkohë që Kylie dhe mikesha e saj ishin nisur për në festën e “Halloween” të organizuar nga këngëtarja Demi Lovato.

Fatmirësisht aksidenti nuk ka patur  pasoja, megjithatë mësohet se Kylie dhe mikesha e saj Anastasia Karanikolaou janë tronditur.

Ato nuk shkuan në festën e Lovatos ndërkohë që për veshje të “Halloween” zgjodhën të rikrijonin momentin ikonik të puthjes mes Britney Spears dhe Madonnës në “MTV” .

Kylie Jenner kishte vendosur të vishej si Madonna, e tëra me të zeza dhe një paruke bionde, ndërsa shoqja e saj shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër njësoj si Britney.

SHKARKO APP