Aktorët e “Karadayi” sërish bashkë? Berguzar Korel shuan spekullimet

Aktorët kryesorë të serialit të suksesshëm “Karadayi”, Berguzar Korel dhe Kenan Imirzalioglu, do të luajnë sëbashku në një film të ri. Ky është lajmi që po qarkullon nëpër mediat turke.

Raportimeve u ka dhënë përgjigje vetë aktorja Berguzar Korel. Pas një feste ditëlindjeje në Stamboll, Korel e cila aktualisht luan me bashkëshortin e saj Halit Ergenc në serialin historik “Vatanim Sensin” tha se “pas përfundimit të serialit do të pushoj. Edhe unë lajmet i kam lexuar nga gazetat. Nuk më ka ardhur një propozim i tillë dhe nuk kam një projekt të tillë.”

Edhe më parë aktorja 35-vjeçare ka theksuar se pas dy viteve punë intensive në serialin historik do të pushojë për një periudhë të pacaktuar në mënyrë që edhe t’i përkushtohet më shumë familjes dhe djalit të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por duket se dëshira e madhe e ndjekësve për ta parë sërish Korelin në krah të Kenan Imirzalioglu nuk do të realizohet, të paktën në të ardhmen e afërt.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?