Aktori aksidentalisht publikon posterin e filmit të ri
Aktori Tom Holland që luan rolin e Spidermanit për studion Marvel ka kaluar nëpër telashe të mëdha të martën mbrëma, pasi aksidentalisht ka publikuar një poster të filmit më të ri “Avengers”. 21-vjeçari ishte “live” në Instagram kur vendosi që të hapte një dhuratë që ia kishte bërë aktori Mark Ruffalo, i cili luan rolin e Hulkut. Në këtë dhuratë ishte posteri “sekret” i filmit “Avengers: Infinity War”, por këtë nuk e kishte ditur aktori britanik i Spidermanit, i cili hapi dhuratën dhe lexoi letrën sekrete të kolegut. Mbishkrimin “sekret” nuk e sheh aktori, i cili nga paniku detyrohet të ndalë transmetimin e drejtpërdrejtë në Instagram.