Aktori i famshëm pranon akuzat për ngacmime seksuale
Aktori i famshëm i Coronation Street Bruno Langley ka pranuar se ka ngacmuar seksualisht dy femra gjatë një mbrëmjeje. Gratë kanë akuzuar aktorin për ngacmimet në Band më Mançester në datën 1 tetor. 34-vjeçari u shpall fajtor për 2 ngacmimet seksuale dhe mund të përballet me burg. Langley kishte prekur në pjesët intime dy gratë. Prokuroria tha se ai ishte në gjendje tërësisht të dehur kur iu afrua një prej femrave, që shoqërohej nga bashkëshorti i saj. Në deklaratë thuhet se ajo kishte menduar ta godiste, por në vend të kësaj u përball me të duke e pyetur: E bëtë me qëllim këtë? Gruaja tha se Langley nuk i ishte përgjigjur, por një person që ishte me të i kërkoi falje. Kur ajo shkoi në tualet, iu afrua viktima e dytë e aktorit, i tha se ishte ngacmuar gjithashtu. Ylli i Hollywood kishte prekur edhe dy femra të tjera, por ato nuk kanë ngritur akuza ndaj tij.