Aktori i madh Johnny Depp takon Vuçiç

Aktori i madh Johnny Depp është pritur në një takim nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç në Beograd, kjo gjatë një udhëtimi për të promovuar serialin e animuar “Puffins”, ku ai është zëri i personazhit kryesor.

Mësohet se filmi është prodhuar nga një kompani italiane në serbi dhe po ashtu ka pasur edhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës serbe.

Seriali i animuar me 168 episode tregon historinë e 4 zogjve të vegjël që ndeshen me një lopë deti. Episodet 5-minutëshe do të transmetohen në Itunes store dhe Amazon prime video.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?