Aktori i njohur Brad Pitt arrin të marrë kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve

Një seancë provizore, por që shënon hapin e parë drejt fitores së Brad Pitt. Ylli i Hollywood ka arritur të marrë kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve që ai ka me ish bashkëshorten Angelina Jolie, me të cilën është divorcuar në 2016. Aktori mund të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tij, duke e ndarë kohën përgjysmë me Jolie.

Brad dhe Angelina kanë 6 fëmijë së bashku, Maddox, Pax dhe Zahara, që janë të adoptuar dhe fëmijët biologjik Shiloh dhe binjakët Knox e Vivienne. Nga marrëveshja është përjashtuar i madhi Maddox, që tani është 19 vjeç dhe që së fundmi është shprehur se nuk ka ndërmend të mbajë më mbiemrin e babait. Jolie bëri presion që kujdestaria ekskluzive e pesë fëmijëve të vegjël dhe kërkonte që Pitt ti shihte fëmijët vetëm nën mbikëqyrje.

Gjyqtari, megjithatë doli në mbështetje të Pitt në fund të një përplasjeje ligjore që zgjati prej muajsh dhe gjatë të cilës janë dëgjuar shumë dëshmitarë, ekspertë dhe psikologë.

SHKARKO APP