Aktori i njohur diagnostikohet me tumor

Aktori bollivudian, Irrfan Khan ka zbuluar se ka sëmundjen e tumorit. Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ai tregoi se kjo sëmundje prek qelizat që clirojnë hormonet në gjak.

Ai nuk dha detaje të tjera për gjendjen shëndetësore. Para 10 ditësh, aktori zbuloi për ndjekësit e tij se ishte diagnostikuar me një sëmundje të rrallë, duke mos treguar se cfarë.

Pikërisht sot, me 16 mars 2018 vendosi që të tregojë hapur se po vuan nga tumori.

Swiss Digital Desktop Reklama

51-vjecari ka marrë pjesë në më shumë se 100 filma, përfshirë Piku, Maqbool, Haasil dhe Paan Singh Tomar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai mori vëmendje të madhe kur u bë pjesë e filmave amerikanë si Life of Pi, Slumdog Millionere dhe The Amazing Spider-Man.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?