Aktori i njohur heq pantallonat në mes të emisionit

Aktori i famshëm Alec Baldwin ka bërë një veprim të pazakontë gjatë pjesëmarrjes në emisionin televiziv “The Tonight Show”, të Jimmy Fallon.

Ai hoqi pantallonat në mes të emisionit që të tregonte se sa shumë ishte dobësuar.

“Dëshironi të shihni se sa shumë peshë kam humbur? Jeni gati?”, kishte pyetur 61-vjeçari para se t’i lëshonte pantallonat që t’i binin poshtë.

Tashmë as që më bien pantallonat”, i tha Baldwin publikut që vazhdonte të brohoriste dhe të qeshte nga veprimi i tij.

Alec është kthyer në sezonin e ri të “Saturday Night Live” për të vazhduar interpretimin e karakterit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Alec Baldwin Drops His Pants to Prove His Weight Loss

SHKARKO APP