Aktori i njohur i Hollivudit në telashe, akuzohet sërish për përdhunim
Aktori i njohur amerikan Cuba Gooding Jr është përballur me akuza të reja për abuzim seksual. 52 vjeçari, fitues i cmimit Oscarit u akuzua se përdhunoi dy herë një grua në vitin 2013 në New York.
Një grua e paidentifikuar tha se incidenti ndodhi në dhomën e hotelit të Gooding në New York pasi ajo u takua me aktorin. Ai e ftoi atë në Hotel Mercer, ku po qëndronte, pas së cilës i kërkoi asaj që të vinte në dhomën e tij për ta zhveshur. Gruaja insistoi të dilte nga dhoma kur filloi të zhvishej.
Aktori dyshohet se bllokoi derën, e shtyu në shtrat dhe e përdhunoi. Avokati i Gooding, Mark J. Heller, ka mohuar pretendimet kundër klientit të tij.
Gooding, i cili fitoi një Oscar për rolin e tij mbështetës në “Jerry McGuire”, tashmë përballet me gjashtë akuza të abuzimit seksual dhe prekje të dhunshme.
Ai u deklarua i pafajshëm pas akuzave të vitit 2019’të, ku u tha se abuzoi seksualisht tre gra të ndryshme në një klube në New York.
Ndërsa dy ditë më parë në drejtim të aktorit u ngritën sërish akuza për përdhunim nga 30 gra të ndryshme. Ndërkohë aktori mbron veten dhe nëpërmjet fjalëve të avokatit thotë: “Nuk kemi marr asnjë denoncim, akuzat janë plotësisht të rreme”.