Aktori i njohur i humorit uron gruan me fjalë të ndjera, por nuk do ta besoni si ia ngatërron e vitit?

Ok, vajza ta pranojmë. Një nga gjërat që na mërzit më shumë tek partneri ynë, është se nuk mban mend datat më të rëndësishme për marrëdhënien tonë.

Kur e kemi dhënë puthjen e parë, kur jemi lidhur, kur jemi fejuar,martuar, ditëlindjen tonë, kur kemi takuar prindërit tanë, kur ua kemi thënë miqve, kushërinjve…mos u trembni ju djem, por po, ne vajzave na pëlqen kur i mbani mend këto data, (jo të gjitha, bëjmë shaka). Por me kalimin e kohës e kuptojmë se kjo gjë është e pamundur, që ata të fiksojnë ndonjë datë, kështu që thjesht heqim dorë, madje fillojmë dhe ne të mos i kujtojmë më.

Kështu ka bërë edhe bashkëshortja e aktorin, Erion Isai. Ajo sot ka ditëlindjen (fatmirësisht e mban mend) dhe sigurisht i ka bërë një urim shumë të bukur, ku i tregon se sa shumë e do, dhe jo vetëm për ditëlindje, por në çdo ditë të vitit, që shkronjat e alfabetit nuk i mjaftojnë për t’i bërë urimin që ajo meriton. Shumë perfekte deri këtu. Por mes rreshtave zbulojmë se Erioni, ndonëse kanë vite që janë bashkë, nuk e ka fiksuar dot se në çfarë viti ka lindur ajo: në 1990 apo 1992?

Image

“Nuk me duhet nje dite e shenuar te ta them se te dua, por nuk me mjaftojne as 36 shkronja te ta shpreh si te dua. Vertet e ngaterroj vitin tend te lindjes ‘90 apo ‘92 ( dhe tani sjam i sigurt cili eshte). Por ti je e vogla ne perkedhelje dhe e madhja ne fuqine e familjes tone. Thjesht te duam.. Gezuar datelindjen dashuri”, shkruan aktori.

Reagimi i bashkëshortes së tij? Siç thamë më sipër, nuk u kushton më rëndësi datave. Ajo i ka shkruar në koment “dashuria ime”.

©

SHKARKO APP