Aktori i ”Portokallisë”, Irgen Çela: Kam punuar kamarier

Aktori i njohur Irgen Çela, i ftuar në emisionin “Glamour” ka rrëfyer dhe jetën e tij para se të bëhej i famshëm, mes vështirësive e sakrificave. Ai ka treguar se si punë të parë ka bërë kamarierin, në vitet e tij në gjimnaz. ”Puna ime e parë ka qenë kamarier, kur kam qenë akoma në gjimnaz. Muajt e verës punoja dy muaj. Pastaj në momentin që kam filluar studimet në Akademi, qëlloi shumë mirë se fillova të merresha me dublime dhe ajo më dha dorë. I kërkoja më pak Lekë familjes”. Aktori ka rrëfyer më tej vështirësitë për të gjetur punë në profesion, pas përfundimit të Akademisë së Arteve, duke shtuar se për të fakti se është i shkurtër, i ka shërbyer në punë, për disa role që i përshtateshin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?