Aktori me shqiponjë në krahë, ”tërbon” femrat (FOTO)

Niko Pepaj ka mundur të hyjë në kinematografinë amerikane. Përveç faktit që spikati si aktor, Niko është tejet i pamshëm dhe seksi. Niko ka luajtur në disa filma amerikanë si: “How to Get Away With Murder”, “Awkward”, “Bosch”, “Web Atlas”, “Daytime Divas” etj. Gjithashtu, 26-vjeçari ka qenë gjithashtu protagonist në klipin e Selena Gomez “A year without rain”.

Ai ka lindur në Shkodër por është rritur në Detroit, Michigan. Në moshën 14 vjeçare Niko u zhvendos në San Diego, Kaliforni ku në vitin 2009 u diplomua në “Canyon Crest Academy”.

Ajo që bie në sy teksa shikon fotot e Nikos janë tatuazhet e tij. Por njëri më i veçantë edhe për aktorin shqiptar është shqiponja. Shpeshherë në Instagramin e tij poston imazhe ku tregon se ndihet krenar që është shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?