Aktori rrëfen: A ka ndikuar gjatësia të kesh një partnere? (Video)
Showbiz E Martë, 20 Korrik 2021 05:26
Një ndër aktorët më të njohur në Shqipëri, Romir Zalla i njohur si ‘Llambi’ prej rolit të tij në Portokalli ka treguar se është 1.95cm ose 2.05cm i gjatë. Në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’, ai ka treguar nëse gjatësia e ka shqetësuar, përfshirë edhe në marrëdhënie më femrat.
“Kam qenë më i bukuri. Si aktor filmash, vazhdon ma thotë mami sa herë hedh ndonjë foto në Facebook. Nuk kam qenë Don Zhuan, por i ndjeshëm, besoja kollaj, tip emotiv,” – tha Romiri.
Pas kësaj tregoi se nuk ka patur asnjëherë të dashura, vetëm flirte. Ndërsa tani ai është i martuar dhe me fëmijë, si dhe është tepër i suksesshëm në botën e aktrimit.