Aktori seksi me tatuazhe vdes nga mbidoza e drogës
Aktori Daniel Dano, i njohur si mashkulli seksi i mbushur me tatuazhe ka humbur jetën në moshën 31-vjecare.
Ai është gjetur pa ndjenja në qelinë e burgut ku vuante dënimin që prej shkurtit të kaluar për shkak se u kap me drogë.
Daniel kishte disa ditë që qëndronte në spital në gjendje kritike pasi kishte kaluar në mbidozë droge. Mediat në Dublin kanë raportuar se sot aktori ka ndërruar jetë.
Ai punonte edhe si model fitnesi dhe tërhiqte vëmendjen e vajzave me trupin muskuloz. Aktori u dënua me dy vite burg në shkurt por u largua nga jeta duke lënë pas një djalë të vogël që e kishte nga një romancë dashurie.


KOHA JONË SONDAZH

