Aktori shqiptar do marrë pjesë në një film me të famshmit John Travolta e Morgan Freeman (FOTO)

Blerim Destani po realizon xhirimet e filmit “The Poison Rose” në krah me aktorët legjendarë John Travollta dhe Morgan Freeman.

Ky film ka filluar xhirimet që nga maji i këtij viti në Savannah të Georgia nën regji të George Gallo dhe skenar të bazuar në novelën e Richard Salvatore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Blerimi në këtë film luan karakterin e Lorenzo Rodriquez, emri i karakterit që ai luan ashtu si edhe fotografitë nga xhirimet lidhen me një djalosh meksikan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Filmi është në stilin e dramave detektive të tipit “Chinatown,” “L.A. Confidential,” apo “The Long Goodbye” dhe flet për një ish yll futbolli të cilit i bëhet pikë e dobët një vajzë e cila është në telashe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?