Aktori turk Tolgahan sapo shkeli në tokën shqiptare (FOTO)

Muajin e kaluar qarkulloi me shpejtësi lajmi se aktori turk Tolgahan Sayisman do vijë për herë të parë në Shqipëri për të marrë pjesë në “Dancing with the stars”, spektakli që prezanton bashkëshortja e tij Almeda Abazi.

Lajmet kanë dalë të vërteta pasi mëngjesin e sotëm, Tolgahan ka mbërritur në Tiranë së bashku me Almedën e cila si çdo javë shkon në Turqi për të qëndruar pranë bashkëshortit. “Vij për herë të parë në vendin ku jam dhëndër”, është shprehur Tolgahan për “iconstyle.al”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktori pritet të takohet me familjarët e Almedës ndërsa kjo e fundit konfirmoi se Tolgahan do jetë pjesë e “Dancing”, por se çfarë roli do ketë ai në finale, nuk e zbuloi duke e lënë surprizë për të premten.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?