Aktori Will Smith do të publikojë në shtator librin e tij të parë

Aktori  amerikan Will Smith pritet të publikojë në muajin shtator një libër autobiografik që nga fëmijëria e deri tek rolet e tij të njohura. Aktori fitues i shumë çmimeve, zbuloi titullin dhe kopertinën e autobiografisë së tij në Instagram dhe faqen e tij të internetit. Kopertina përmban një portret të aktorit të njohur ndërsa titulli do të mbajë emrin e tij, Will.

“Ka qenë një punë e realizuar me shumë dashuri. Kam punuar për dy vite radhazi dhe tani është gati”, u shpreh Smith në një video të postuar në rrjetet sociale teksa ndau lajmin e gëzueshëm.

Në këtë libër ai do të trajtojë historinë e tij personale që nga fëmijëria e tij në Filadelfia e deri tek rolet e tij ikonike në filmat si The Fresh Prince of Bel-Air, Ali dhe Hitch.

Smith ka paralajmëruar fansat e tij se ka shumë sekrete për të ndarë me ta. Libri është një “tregim frymëzues se si njohja e vetvetes e ndihmoi Smith të arrinte një sukses të jashtëzakonshëm dhe më pas të evoluonte më tej në një vend të paqes më të thellë – me veten, të dashurit e tij dhe botën”, thuhet në deklaratë për mediet.

Ëill Smith e nisi karrierën si muzikant, me 5 albume dhe 6 milionë disqe të shitura në botë. Më pas, shpërthimi në televizion, me serialin “Princi i Bel-Air” dhe vazhdimi në ekranin e madh.

“Bad Boys” ishte suksesi i parë në arkëtime, që u pasua nga “Independence day” e “Men in black”. Aktori është nominuar 4 herë për “Golden Globe” dhe 2 “Oscar”, për “Alì” dhe “The Pursuit of Happyness”, ku luan së bashku me të birin, Jaden.

SHKARKO APP