Aktorja e famshme i jep fund lidhjes me futbollistin, e kap mat me dy femra në shtëpi
Aktorja e njohur turke Tuvana Turkay është ndarë nga i dashuri i saj, Fenerbahce Alper Potuk pasi e kapi mat duke e tradhtuar me dy femra. Sipas mediave turke futbollisti organizoi një festë në shtëpinë e tij me një shok dhe dy femra.
Turkay, e njohur në Shqipëri për rolin e saj të Baharit në “Diamante dhe Dashuri”, i shkoi në shtëpi futbollistit pasi ky i fundit nuk i ishte përgjigjur në telefon. Ajo i kishte rënë derës, por Alper Potuk nuk e kishte hapur. Më pas aktorja është futur në shtëpi dhe e kapi të dashurin ndërsa po argëtohej me dy femra.
Ndonëse Alper u përpoq të shpjegonte situatën, Tuvana Turkay, e cila kishte përjetuar një ngjarje të ngjashme më parë i dha fund marrëdhënies në atë moment. Tradhtia e fubollistit ishte arsyeja për ndarjen e tyre të fundit dhe janë pajtuar vazhdimisht.
KOHA JONË SONDAZH

