Aktorja e “Gymysh” hidhet në ujërat e ftohtë të Bosforit

Aktorja e famshme turke, Ayça Varlier, është hedhur në ujërat e ftohtë të Bosforit gjatë xhirimeve për serialin ku po luan aktualisht.

Unë jam rritur në det”, mësohet t’i ketë thënë ajo producentit duke refuzuar kërkesën e tij që në det të hidhej një dubluese dhe jo vetë aktorja.

Variler, e cila njihet për rolin e Pinarit në serialin “Gymysh” prej një viti luan në serialin “Kalk Gidelim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

1

Swiss Digital Mobile Reklama

Si domosdoshmëri e skenarit, personazhi që ajo luan në serial duhej të hidhej në Bosfor. E ndërkohë aktorja ka insistuar të hidhet vetë në ujë.

Gjatë xhirimeve ajo dukej shumë komode dhe nuk la pas dore as të pozonte duke qeshur nga ujërat e ftohta.

Kjo sekuencë do të transmetohet në vitin e ri televiziv që nis në muajin shtator.

2

3

4

5

gymus

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?