Aktorja e njohur ekstravagante në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Turqi (Foto)
Nurgul Yesilcay është një ndër aktoret më të mira turke. Gjithashtu ajo është aktorja mjaft e komentuar në mediat rozë, e njohur për publikun shqiptar nëpërmjet rolit të ‘Gylseren’ tek “Fate të kryqëzuara”.

Së fundmi aktorja ka qenë e pranishme në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve, ku ka fituar edhe një trofe pas rolit në serialin “Sulltanesha Kosem”. Nurgul kishte veshur një fustan të kuq, i cili i nxirrte në pah format trupore dhe ajo që binte më shumë në sy ishte dekolteja e saj e ekzagjeruar.

Pas kohë me parë aktorja 42-vjecare u komentua në media për ndërhyrje kirurgjikale, pasi fytyra dhe gjoksi dukeshin mjaft të fryrë.
KOHA JONË SONDAZH

